Nesër fillon protesta e operatorëve të transportit.

Driton Bytyqi, kryetar i këshillit grevist, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se nesër, duke filluar nga ora 10:00 do të protestohet, për rreth 2 orë.

Protesta do të fillojë nga hyrja e Veternikut dhe kësaj proteste i janë bashkangjitur të gjithë operatorët e transportit rrugor të Kosovës.

“Protesta fillon nga hyrja e Veternikut vazhdon rruga Agim Ramadani, New Born, Dardania, deri tek rethi i Flamurit”, ka shkruar Bytyqi.

Bytyqi shtoi tutje se protesta do të jetë e qetë dhe se do të jenë në përcjellje të Policisë së Kosovës, gjatë gjithë kohës.

Duke paralajmëruar kështu se protesta do të vazhdojë ditëve në vazhdim, varësisht nga masat që do të caktohen nga Këshilli Drejtues.

Ndërkohë, kujtojmë se tashmë dy ditë ata kanë qenë në grevë, duke mos lënë kështu asnjë linjë aktive gjatë ditës./21Media