Familjarë nga Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël, familjarë nga fshatrat tjera përreth dhe nga gjithë Kosova, nesër në ora 11:00 do të protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Kjo për arsye të përgjysmimit të dënimit ndaj Darko Tasiq, të akuzuarit për krime lufte në Kosovë.

Nisja bëhet tek rrethi me autobus dhe me makina private, njofton Këshilli organizativ i protestës Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël.

Gjykata e Apelit ka përgjysmuar nga 22 në 11 vjet heqje lirie për Darko Tasiq, i cili akuzohet se kreu krime lufte në Krushë të Vogël.