Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në Kosovë.

Në to përfshihet mbyllja e shërbimeve të gastronimisë nga  sot  (06/11/2020) në ora 20:00 deri 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

Pas këtyre masave shoqata e  gastronomeve të Kosovës ka paralajmëruar protestë për nesër.

Protesta pritet të filloj nga ora 12:00 deri në 13:00.

Shoqata e Gastronomëve ka ftuar të gjithë gastronomët që të dalin para lokaleve të tyre dhe në shenjë proteste ndaj Qeverisë të protestojnë me tenxhere e lugë.

Sipas tyre, Qeveria ka harruar gastronomët me vendimin e fundit që e kanë miratuar./21Media