Qeveria e Maqedonisë së Veriut nesër do të diskutojë për hapjen e kufiijve pa Test PCR. Kjo pas rekomandimit të Komisioni për sëmundje infektive.

Kryeministri Zoran Zaev tha se është optimist në këtë aspekt dhe se Maqedonia e Veriut nuk duhet të jetë e izoluar nga rajoni.

“Meqë Komisioni ka porpozuar një gjë të tillë mendoj se është pozitive. Udhëtime pa PCR test po, por jo në raste kur nuk është aq e nevojshme. Nesër do ta diskutojmë në seancën e Qeverisë dhe do të vendosim për hapjen e kufijve”, deklaroi Zaev, shkruan TV21.

Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj sot në një konferencë për media, tha se shpreson që nesër qeveria e Maqedonisë së Veriut do të largojë nevojën që qytetarët e Kosovës të hynë në këtë vend me testin negativ të RT-PCR./21Media