Të shtunën (nesër) do të bëhet tërheqja e shortit për play off-in e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Shorti do të tërhiqet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës nga ora 12:00.

Sipas vendimit të Bordit të FHK-së të 19 majit, Superliga e femrave do të vazhdojë me plejof ku do të paraqiten katër skuadrat e para në tabelë. Të përkujtojmë që në momentin kur kampionati u pezullua për shkak të pandemisë së koronavirusit, Istogu, Vushtrria, Prishtina dhe Ferizaj kishin nga 22 pikë. Bordi ka vendosur që çiftet gjysmëfinale të caktohen përmes shortit. Në gjysmëfinale dhe finale të plejofit do të luhen nga dy ndeshje, si vendas dhe si mysafir.

“Ndeshjet e para gjysmëfinale janë më 13 e 14 qershor. Ndeshjet e dyta janë më 17 e 18 qershor. Finalja e parë luhet më 20 apo 21 qershor, ndërsa e dyta më 24 apo 25 qershor.”, thuhet në njoftimin e FHK-së./21Media