Të martën tërhiqet shorti i kualifikimeve për “Euro 2022” në hendboll për meshkuj. Siç njofton Federata e Hendbollit të Kosovës, pjesë e këtij shorti natyrisht është edhe Kombëtarja e Kosovës.

“Ngritja e nivelit në vitet e fundit ka bërë që kombëtarja jonë të jetë në fazën kryesore të kualifikimeve, duke tejkaluar kështu dy faza të mëparshme, që tashmë janë zhvilluar. Shpresojmë për fat në short për të rritur gjasat që të realizojmë ëndrrën – të kualifikohemi në “Euro 2022”.”, thuhet në njoftimin e FHK-së./21Media