Komisioni për sëmundje infektive ka propozuar, dhe Qeveria do të diskutojë dhe të vendosë nesër për kthimin e mundshëm të orës policore, tha Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe, raporton TV21.

Ai nuk përmendi se për cilat qytete mund të vlejë ora policore, por tashmë është bërë e ditur se propozimi i Komisionit për sëmundje infektive është kthimi i kufizimit të lëvizjes në qytetin e Shkupit, Shtipit, Kumanovës dhe Tetovës nga ora 22:00 deri në 5:00./21Media