Finalja e Kupës së Kosovës ka vënë përballë Golden Eagle Yllin dhe Sigal Prishtinën.

Therandasit do të mundohen të fitojnë këtë trofe për herë të parë, kurse prishtinasit për herë të 15-të.

Ylli në çerekfinale mundi Bashkimin, kurse në gjysmëfinale, Rahovecin. Ndërkohë, Prishtina ka mundur Pejën dhe Ponte Prizrenin.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në Suharekë, aty ku janë duke u zhvilluar të gjitha ndeshjet e garave të Kupës.

Kujtojmë se në palestrën “13 Qershori” janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e Final 8, Final 4 të Kupës së Ligës së Parë dhe do të zhvillohet edhe finalja e femrave.