Netanyahu: Do të luftojmë deri në shkatërrimin e Hamasit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se vendi i tij do të luftojë derisa të sigurojë fitore ndaj grupit të militantëve të Hamasit. Ai i bëri këto komente ndërsa ndaj qeverisë së tij është rritur trysnia për negociuar për lirimin e pengjeve.
Po sot Ministri i Jashtëm britanik David Cameron dhe homologja e tij gjermane, Annalena Baerbock, bënë thirrje për një “armëpushim të qëndrueshëm” në Gazë nëpërmjet një artikulli të përbashkët të botuar në një gazetë britanike.
Në fjalën e tij hapëse në fillim të takimin javor të kabinetit në Tel Aviv, Netanyahu lexoi pjesë nga ajo që ai tha se ishte një letër që kishte marrë nga familjarë të ushtarëve të rënë, duke thënë se vazhdimi i luftës kundër Hamasit në Gazë ishte vullneti i tyre.
Netanyahu përsëriti atë që e ka thënë edhe më parë se lufta do të vazhdojë deri në fitore.