Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, po përballet me akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre vetëm 3 javë pas marrjes së mandatit të tij të pestë. Ai është paraqitur vetë në gjykatë, këtë të dielë.

Netanyahu po akuzohet për vepren penale të korrupsionit, shpërdorim të detyrës, marrje rryshfetesh dhe dhuratash nga biznesmenë të pasur, si dhe favore për të patur një paraqitje të mirë mediatike.

Por, pavaresisht akuzave që rëndojnë mbi kryeministrin ai gëzon mbeshtetjen e qytetarëve izraelitë.

Gjyqi ndaj Netanyahu-t ishte parashikuar të niste që prej 17 marsit, por për shkak të pandemisë procesi u shty.