Vetizolohet edhe New York-u

Vetizolohet edhe New York-u

New Yorku këtë të hënë po mbyll shkollat, restorantet, baret dhe vende të tjera në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.

Kryetari i bashkisë, Bill de Blasio tha se vendosi të veprojë sepse qyteti po përballet me një kërcënim të paparë, dhe duhet t’i përgjigjen me një mentalitet të kohës së luftës.

New York City  i cili ka popullsinë më shumë se tetë milionë ka regjistruar pesë vdekje, të moshave nga 53 deri në 82 vjeç. transmeton 21Media.

Në anën tjetër, SHBA ka konfirmuar 69 vdekje dhe 3 mijë e 774 të tjerë të infektuar me koronavirus.

Javën e kaluar, një zyrtar i lartë shëndetësor amerikan pranoi se sistemi i testimit të vendit për koronavirusin ishte duke dështuar./21Media