Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, New York-u po mbyll shkollat publike, bëri të ditur të mërkurën kryetari i bashkisë Bill de Blasio.

“New York City ka arritur pragun mesatar 7-ditor të testimit të qenurit pozitiv prej 3 përqind. Për fat të keq, kjo do të thotë se objektet e shkollave publike do të mbyllen prej të enjten, 19 nëntor” tha De Blasio në Twitter, duke shtuar se “Duhet të luftojmë kundër valës së dytë të COVID-19”.

Sipas shumë mediave, ka rreth 300 mijë nxënës që mësojnë në shkollat publike të New York. Richard Carranza, kancelari i Departamentit të Arsimit të New York City, tha se duke filluar nga sot, të gjitha mësimet do të vazhdojnë në distancë për të gjithë nxënësit deri në një njoftim tjetër.

Së paku 290 mijë raste dhe 24 mijë e 100 vdekje janë regjistruar në New York që nga fillimi i pandemisë.