Menaxheri i njohur, Wagner Ribeiro ka thënë se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, nuk ka hequr dorë nga Neymar.

Barcelona po punon për të gjetur një mënyrë për të kthyer Neymarin në Camp Nou këtë verë.

Megjithatë, katalanasit po punojnë të marrin edhe yllin e Inter-it, Lautaro Martinez, dhe kanë vështirësi të gjejnë fonde për të realizuar të dy operacionet.

Kjo situatë po ndiqet me kujdes nga Florentino dhe Ribeiro, i cili ka qenë dikur menaxheri i Neymar dhe vazhdon të jetë në kontakt me lojtarin, ka thënë se Real-i është akoma i interesuar.

“Unë kam qenë disa herë në Madrid, sepse objektivi i Florentino-s është të marrë Neymar-in. Vitin e kaluar, në maj, unë isha në zyrën e tij. Ai më ka thënë se ëndrra e tij është të blejë Neymar”, ka deklaruar ai për FOX Sport.