Neymar është ngjitur në pozitën e dytë në listën e shënuesve më të mirë në histori të Brazilit, pas tre golave që i shënoi në fitoren 4:2 ndaj Perusë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022.

Futbollisti kaloi fenomenin Ronald, ndërsa objektivi i rradhës është legjenda Pele.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka 64 gola me fanellën e Brazilit, dy më tepër se Ronaldo, ndërsa është 13 prapa Peles, që kryeson në listën e shënuesve më të mirë të Brazilit bazuar në llogaritë e FIFA-s.

Menjëherë pas ndeshjes, përmes një postimi në Twitter, Neymar, pavarësisht se e kaloi në klasifikimin e golave, tregoi të gjithë respektin e tij për Ronaldo Fenomenin./21Media