Neymar Junior është një nga tre lojtarët e PSG-së që testuan pozitivisht për COVID-19. Klubi njoftoi se tre lojtarë ishin testuar pozitivisht por nuk zbuluan emrat e tyre.

Ndërsa e përditshmja L’Equipe zbuloi se një prej të infektuarve ishte Neymar.

Krahas Neymar, lojtarët e tjerë me COVID-19 janë Angel di Maria dhe Leandro Paredes.

Të tre lojtarët tani do të vetë-izolohen në mënyrë që virusi të mos përhapet në mesin e më shumë anëtarëve të skuadrës, përcjell portali rtv21.tv

Ligue 1 tashmë ka filluar, por PSG u dha leje të shtyjë fillimin e  sezonit pas përfshirjes së tyre në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë zhvillohet më 10 shtator dhe të tre do të jenë dyshime serioze për garën.

Thomas Tuchel thuhet se është i mërzitur me disa nga lojtarët e tij duke përdorur këtë kohë për të festuar në vend që të pushojë përpara sezonit të ri. Neymar ishte në Ibiza së bashku me djalin e tij.

Neymar kishte konfirmuar më herët se do të qëndronte në PSG këtë sezon./21Media