Lajm i mirë për Neymar dhe skuadrën e Paris Saint-Germain

Lajm i mirë për Neymar dhe skuadrën e Paris Saint-Germain

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur që t’ia zvogëlojë dënimin sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, në Ligën e Kampionëve nga tri në dy ndeshje pezullim.

Ylli brazilian do të mungojë në ndeshjen kundër Real Madridit, si dhe në ndeshjen e 1 tetorit kundër Galatasarayt, në kuadër të Grupit A.

UEFA kishte vendosur ta dënojë Neymarin me tri ndeshje pezullim, pasi ai ofendoi gjyqtarët pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve kundër Manchester United-it.