Neymar jep shenja që e ardhmja e tij është vendosur

 
Sulmuesi brazilian Neymar thotë se sezoni 2020-21 ka qenë më i lumturi i tij që prej se kaloi në Paris Saint-Germain dhe se ai i ka lënë pas kohërat e vështira që ka përjetuar në Francë.
Kishte pritje të mëdha nga Neymar ku u transferua në “Parkun e Princave” për të cilin Barcelona pagoi 222 milionë euro, por ai dështoi në dy vitet e para atje.
Lëndimet dhe problemet disiplinore lanë në hije talentin e Neymar në fushë, duke çuar spekulime për një kthim të mundshëm të tij në “Camp Nou”, por braziliani përfundoi duke qëndruar i vendosur për ta frymëzuar PSG-në në finalen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve.
Neymar, i cili po i afrohet vitit të fundit të kontratës së tij në “Parc des Princes”, thotë se tani po e shijon futbollin e tij në PSG më shumë se kurrë më parë, gjë që ai beson se është një shpërblim për punën e madhe që ai ka bërë.
I pyetur për një përditësim mbi një rinovim të mundshëm të kontratës me kampionët francezë, Neymar tha:
“Unë fola për këtë edhe pas ndeshjes së fundit. Nuk mendoj se kam nevojë të them diçka më shumë”.
“Kam ende kohë në kontratën time këtu në PSG. Ne duam të bëjmë atë që është më e mira për të gjithë. Unë tashmë kam thënë se jam i lumtur këtu dhe ndihem shumë më mirë se në sezonet e mëparshme”.
“Ka disa aspekte që unë i kam përmirësuar këtu. Kam kaluar gjithashtu periudha të vështira me gjëra për të cilat njerëzit dinë. Unë kam punuar gjithmonë shumë dhe kam qenë gjithmonë profesionist, në kundërshtim me atë që besojnë disa njerëz”, deklaroi reprezentuesi nga Brazili.

Back to top button