Neymar me kontratë të re, deri në vitin 2026 në PSG

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

L’Equipe ka raportuar se Neymar dhe PSG e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re dhe pritet vetëm njoftimi i kampionëve në fuqi të Francës që mund të vijë këtë fundjavë.

Sipas L’Equipe, marrëveshja e re e sulmuesit brazilian do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026, ndërkohë që ka klauzolë për t’u zgjatur edhe një sezon tjetër.

Nga kjo kontratë, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Neymar do të përfitojë 30 milionë euro në sezon, ndërkohë që PSG ka përfshirë në marrëveshje edhe një bonus për sulmuesin në rast se fitojnë Champions League.

Neymar është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 kur u ble për 222 milionë euro nga Barcelona.