Neymar mungon në ndeshjen kundër Barcelonës
11 Shkurt 2021
Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar ka pësuar një dëmtim të mërkurën në mbrëmje.
E ky lëndim e ka lënë brazilianin jashtë fushave afërsisht katër javë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kampion i Francës përmes një komunikate për media. Si pasojë e këtij lendimi Neymar e ka humbur ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ai do të jetë në dyshim edhe për ndeshjen kthyese ndërmjet dy skuadrave më 10 mars.