Neymar shpëton Parisin, rikthehet Mbappe
28 Shtator 2019
PSG 1:0 Bordeaux
PSG 1:0 Bordeaux
PSG arriti fitore minimale ndaj Bordeaux-it në kudër të Ligës së Francës. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Neymar në minutën e 70-të.
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe u rikthye në fushën e blertë pasi që mungoi një muaj për shkak të lëndimit. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të, duke regjistruar edhe një asistim.
Pas kësaj fitore PSG mban vendin e parë me 18 pikë, dy pikë më shumë se vendi i dytë Nantes./21Media