Nga 11 maji Franca gradualisht do t’i japë fund izolimit, deklaroi kryeministri francez, Edouard Philippe.

Sidoqoftë masat kufizuese do të mbesin në disa vende që përbëjnë rrezik potencial, të cilat njihen si ‘zona të kuqe’, si në lindje dhe veri të vendit (regjioni i Parisit), Hauts-de-France, Grand ESt. e zona të tjera. Po ashtu edhe territori i Mayotte, afër Madagaskarit afër Oqeanit Indian, po konsiderohet si zonë e kuqe.

Në këto zona, parqet do të qëndrojnë të mbyllura, njejtë sikurse shkollat e mesme, transmeton 21Media

Në vende të tjera të Francës, të njohura sikurse “zona të gjelbra”, shkollat, kafenetë dhe restaurantet mund të fillojnë të hapen në fillim të qershorit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner tha se ata që duan të udhëtojnë më larg se 100 km duhet të marrin leje zyrtare.

Kufijtë e vendit do të qëndrojnë të mbyllur momentalisht, deklaroi ai./21Media