377 raste me koronavirus, 8 të vdekur, 63 të shëruar në Kosovë

377 raste me koronavirus, 8 të vdekur, 63 të shëruar në Kosovë

Më datë 31 dhjetor 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u njoftua për disa raste të pneumonisë në qytetin Wuhan, Provinca Hubei të Kinës. Kjo situatë ngriti shqetësimin e Ministrisë së Shëndetësisë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) duke u mobilizuar menjëherë. Bazuar në rekomandimet e OBSH dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) u aktivizuan të gjithë instrumentet me qëllimin kryesor, pamundësimin e përhapjes.

Në fillim të muajit janar 2020 u fillua me përgatitjet e rekomandimeve, udhëzuesve, protokolleve dhe dokumenteve tjera për profesionistë shëndetësorë, popullatën, organizata publike dhe private, aeroportin, pikat kufitare tokësore etj.

Në fund të muajit janar 2020, Laboratori i Mikrobiologjisë në IKSHPK është pajisur me reaksione për testim në SARS-CoV-2.

Më 14 shkurt 2020, u dorëzua Plani për gatishmëri dhe reagim për Coronavirus/ COVID-19 në MSH, me mundësi të revidimit sipas situatës epidemiologjike dhe konform OBSH, ECDC, CDC.

Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar 2 rastet e para, deri me 13 prill 2020 kanë rezultuar pozitiv 377 raste.

Deri me datë 13 prill, pas evidentimit, 63 raste janë shëruar. Konsiderohen të tillë sipas protokollit të OBSH-së, pra kur 2 mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Dhe janë regjistruar 8 raste të vdekjes. Të gjitha rastet kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Përgjatë 24 orëve në IKSHPK kontaktohen dhe mbikëqyren të gjitha kontaktet e rasteve dhe kontaktet e kontakteve. Ata obligohen për vetizolim dhe këshillohen për ndihmë mjekësore nëse kan ë simptoma.

Deri me datë 13 prill janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.795 kontakte të rasteve. Duke e përcjellur numrin e rasteve të detektuara dhe konfirmuara, vërehet tendencë e rritjes së shpërndarjes së COVID-19 në vend dhe në botë.

Resurset humane të specializuara në epidemiologji në Kosovë.

Në IKSHPK janë 22 epidemiologë për të gjithë vendin (përfshirë të punësuarit në 6 qendrat rajonale). Ndërsa 5 epidemiologë të tjerë punojnë në QKMF (Në 5 komuna: Obiliq, Podujevë, Istog, Drenas dhe Viti).
Për nevojat bazike në një situatë të zakonshme nevojiteshin edhe 17 specialistë të tjerë. (5 specializantë për Epidemiologji për nivelin qendror dhe për çdo Qendër rajonale nga 2 specializantë).