Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që nga data 28 qershor të rifillojë transportit ajror dhe të hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se propozimi është bërë pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Zemaj ka shtuar se nëse rastet nuk mund të mbikëqyren gjatë javës në vazhdim dhe ka situatë të re epidemiologjike në Kosovë, rekomandimi është kthimi i masave rigoroze./21Media