Në mbledhjen e sotme të Këshillit Qëndror të Zgjedhjeve është bërë e ditur se nga 48 parti politike të regjistruara, vetëm një parti politike nuk ka dorëzuar në afatin e paraparë raportin e shpenzimeve vjetore.

Afati i fundit për dorëzimin e raporteve të vitit 2019 ka qenë data 1 mars 2020.

Evropska Stranka Demokratske Akcije (ESDAK) është emri i partisë politike, e cila është gjobitur me 1,000 euro bazë, si dhe me gjobë ditore prej 0.01% të kësaj shumë për secilën ditë vonesë deri në dorëzimin e raportit vjetor financiar.