Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se nga 5 maji, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranojë në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë.

Familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat antiCOVID, si distancën sociale, vendosjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve.

Ndërsa, nga data 10 maj do të lejohet shfrytëzimi i vikendeve në shtëpi, për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore.

Pas kthimit nga vikendi, të burgosurit do t’i nënshtrohen fazës së karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve./21Media