Nga çfarë lënde përbëhen ëndrrat?
5 Janar 2021
Poezi nga Mentor Haliti
Bari, i cili dikur, ka qenë një trung halor e shtatlartë,
guraleci, i cili dikur, ka qenë një shkëmb bjeshke,
pikë bryme, e cila dikur, ka qenë valë e fisshme deti,
reflektimi i mugët, i cili dikur, ka qenë një diell i zjarrtë.
Pëlhurë e pluhurosur fluture është, çka mbetet nga krahët viganë të një dragoi…
Atë që dikur e quanim amshim, e tani e quajmë shpresë,
ai, i cili dikur, ishte një mendim i kristaltë, e tani është një dëshirë,
aty, ku gjithkund, s’je më, aty je një ëndërr.