Rëndësia e vizitës së stomatologut nga fëmijët

Rëndësia e vizitës së stomatologut nga fëmijët

Stomatologia Mirjeta Berisha ka treguar për rrezikshmërinë e prishjes së dhëmbëve ku ka sqaruar se prishja e tyre ndikon edhe në infeksione të ndryshme të cilat mund të kalojnë deri në organet e brendshme të organizmit.
Sa i përket moshës adekuate për të dërguar fëmijët tek stomatologu, Berisha në Programin e Mëngjesit në RTV21  ka thënë se përkujdesja duhet të bëhet qysh kur fëmijëve u del dhëmbi i parë. Sipas saj prindërit duhet të kujdesen që atëherë për larjen dhe mirëmbajtjen e dhëmbëve.

“Që nga mosha 3 vjeçare prindërit duhet t’i bindin që ata të vizitojnë stomatologun, jo të paraqitet vetëm nëse ka dhimbje mirëpo të jetë si vizitë e parë si kontrollë si njoftim”, ka thënë ajo, duke shtuar se edhe stomatologu duhet të lirojë fëmiun, ta presë me buzëqeshje e të komunikojë shumë lirshëm, në mënyrë që ta pranojnë më lehtë një shërbim stomatologjik.

Ajo ka dhënë këshilla se si të evitohet frika e fëmijëve ku ndër to ka thënë të mos presë shumë por të kryhet menjëherë vizita./21Media