Nga data 10-13 maj nuk identifikohet asnjë viktimë e trafikimit me njerëz

Njësi të ndryshme të policisë dhe institucione jashtë policisë janë përfshirë në zbatimin e planit operativ ”Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit”.
Nga data 10.05.2022 deri më 13.05.2022, nga raportimet nga tereni, janë arritur këto rezultate dhe janë shënuar këto aktivitete:
Identifikimi i 44 fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 36 shtetas kosovarë dhe 8 shtetas të Shqipërisë.
Identifikimi i 22 lëmoshë-kërkuesve të rritur, prej tyre 14 shtetas kosovarë dhe 8 shtetas të Shqipërisë.
Numri i të dyshuarve, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal është gjithsej 16 persona.
Të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse.
Shtetasit e Shqipërisë pas verifikimit janë referuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për trajtim të mëtutjeshëm sipas ligjit për të huaj.
Të gjithë fëmijëve lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Gjatë procedurave policore nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me njerëz./21Media

Back to top button