Nga e enjtja të gjithë me maskë kudo, ndryshe gjobat do të zbatohen në kohë reale me OSHE.

Rregullat e reja u prezantuan nga kryeministri Edi Rama në një konferencë me median me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Sipas kryeministrit këto masa kanë qëllim ndalimin e një karantine të dytë që do të ishte ‘si cjapi tek kasapi’ për ekonominë shqiptare

“Nga java e ardhshme maska e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë.  Maska e detyrueshme në çdo mjedis, çdo rrugë, hapësirë publike. Masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë tek fatura e dritave të mos ketë asnjë iluzion asnjë individ që mund ti shmanget gjobës. Maska kudo. Në autobus, në makinë, në rrugë”, deklaroi Rama.

Tutje ai theksoi se situata në vend është larg së qeni situatë që mund të qëndrojmë pa u shqetësuar. Na duhet së bashku të parandalojmë një karantinë të përgjithshme të dytë”

Policia e shtetit dhe ajo bashkiake do ju kontrolloje

“Policia e shtetit dhe policia bashkiake do të survejojë territorin dhe do të jetë tolerancë zero. Në autobus, në shesh, në park, në rrugë.

Nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugë tradicionale, për individët gjoba në faturën e dritave. Nuk mund të rrezikojmë kaq shumë për hir të disave që janë në shumicë. Nuk dimë impaktin e gripit sezonal me covidin. Do të përgatitemi më të keqen. Do luftojmë që të mos mbyllim Shqipërinë” theksoi Rama.

Maska do mbahet brenda dhe jashtë.

“Më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës nesër. Do mbaj maskë jashtë, brenda nuk diskutohet.Siç e shihni është një tendencë e përgjithshme që nuk i shmangemi dot. Kam parë një sërë vendesh që janë kthyer tek oraret e kufiizuara të shërbimeve tek mbyllja e bareve ne orën 8-9 të darkës. Nuk dua të shkojmë drejt këtyre masave ta kalojmë dimrin pa këto mas”, tha Rama./oranews