Temperaturat do të ulen për rreth 10 gradë

Temperaturat do të ulen për rreth 10 gradë

DPHM paralajmëron se nga e hëna në Maqedoni do të ketë ndryshim të motit me erë të forcuar, ulje të temperaturës për rreth dhjetë gradë, shi lokal i rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Nesër, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë dhe kështu do të jetë edhe ditën e dielë, por në orët e pasdites pritet rritje e vranësirave. Nga fundi i ditës dhe natës drejt të hënës vranësira do të përcillet me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.

Të hënën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me erë dhe i freskët me reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Në pjesët perëndimore të vendit në disa vende janë të mundshme reshje më intensive. Do të fryjë erë e forcuar veriore, veçanërisht pasdite që do të shkaktojë ulje të konsiderueshme e temperaturës së ditës për rreth 10 gradë, e cila do të jetë në interval prej 20 deri në 29 gradë Celsius.

Sipas DPHM, nga e marta moti do të jetë stabil me rritje graduale të temperaturës së ditës, por në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit, shkruan TV21./21Media