Nga fundjava valë e ngrohtë

Nga fundjava valë e ngrohtë

Në Maqedoni do të ketë valë të re e të ngrohtë me rritje të vazhdueshme të temperaturave, të cilat do të arrijnë deri në 40 gradë do ta përfshijë vendin nga fundjava deri të marten.

Temperatura do të lëvizë nesër prej 28 deri në 36, të shtunën nga 32 deri në 38, të dielën nga 33 deri në 39, të hënën nga 34 deri në 40, të martën nga 34 deri në 39, të mërkurën nga 27 deri në 35 gradë. UV indeksi sërish do të ketë vlerë të lartë 9.

Gjatë fundjavës nuk përjashtohet paraqitja e rrallë e reshjeve të shkurtra me bubullima, sidomos të shtunën në zonat malore.

Ndryshim i motit pritet nga e marta nga fundi i ditës, shkruan TV21./21Media