Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së sotme zhvilloi takim me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MRKS), Vlora Dumoshi si dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Halil Matoshin.

Ky i fundit përmes disa fotografive të  veçanta tëpublikuar në rrjetet sociale dha lajmin për ndërtimin e stadiumit të ri në Skënderaj.

Matoshi është futur në fushën e blerët nga ku edhe bëri një stërvitje të vogël me top.

Goditja e fundit në Stadiumin e vjetër në Skënderaj, ku do të nisë ndërtimi i të riut!

(Skënderaj, sot)

Posted by Halil Matoshi on Wednesday, October 21, 2020

Gjatë kësaj vizite u bënë edhe homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ku u theksua edhe një herë roli e pazëvendësueshëm idëshmorëve për Kosovën në rrugën e saj drejtë shtet formimit./21Media