Dy ditë pasi është kthyer në Kosovë nga Haga, presidenti Hashim Thaçi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një album me 24 fotografi nga ky rrugëtim.

Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime“, ka shkruar presidenti në mbishrimin e fotografive.

Falënderues ndaj përkrahjes së vazhdueshme në këtë rrugëtim, Thaçi u shpreh edhe dje, në video-mesazhin e tij drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Ai u shpreh i bindur në pafajësinë e tij, duke thënë se ky process është në vazhdën e 22 vjetëve të akuzave, shpifjeve dhe fabrikimeve ndaj UÇK-së dhe popullit.

Thaçi, poashtu, kërkoi nga të gjithë që Kosovën ta vendosin mbi dallimet partiake dhe hatërmbetjet./21Media