Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili nga Kukësi i ka dërguar të fala Thaçit.

Rama në Kukës ka thënë se Thaçi i mungon shumë, teksa e ka quajtur edhe vëlla.

Endriti e ka falënderuar Ramën për fjalët e tij, teksa i ka thënë se të fala i ka derguar edhe Hashim Thaçi.

“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin. Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”, ka shkruar Endriti në Instagram./21Media