Javën e ardhshme pritet lehtësimi i masave në Irlandën Veriore. Nga e hëna, do të fillojnë punën shitësit me pakicë dhe do të hapen dyqanet në parqe. Do të lejohen dasmat me nga 10 pjesëmarrës.

Këto masa vijnë pas atyre paraprake, ku lejohej grumbullimi i nga gjashtë personave që nuk janë nga e njejta familje, mirëpo duke respektuar distancën sociale.

Qendrat e kopshteve dhe qendrat e riciklimit tashmë janë lejuar të rihapen./21Media