Kurti vizitoi Shkollën Model "Qamil Batalli" në Prishtinë

Kurti vizitoi Shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajramin dhe zëvendësministrin në detyrë, Jusuf Thaçin, u takuan me Drejtorin e Shkollës Model “Qamil Batalli”, Liridon Maliqin, Drejtoreshën e Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, Shpresa Shalën, Drejtorin Televiz dhe Kryeproducentin, Faik Ispahiun, Drejtoreshën Ekzekutive të “TOKA”, Jehona Gjurgjeala, mësuesit e arsimtarët dhe stafin vullnetarë i cili po e realizon mësimin online.

Në njoftimin nga zyra e kryeministrit në detyrë thuhet se nga nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. “Si Qeveri jemi shumë të kënaqur me punën që po bëhet. Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht. Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake. Visuri korona në vendin tonë kryesisht po luftohet nga vullnetarët. Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë”./21Media