Misimi në distancë

Misimi në distancë

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, MASHTI ka ndërmarrë masa, kështu duke filluar me mësimin online.

Në një lidhje të drejtpërdrejt mësuesja, Blerta Hasani për RTV21 tha se qëllimi kryesor i kësaj iniciative është që të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit të jenë aktivë, ndërsa prindërit të jenë si urë lidhëse ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve.

Ndërsa, sa i përket zgjatjes së orës mësimore Hasani tha se një orë mësimore zgjatë 5 deri në 15 minuta për arsye se do të ketë një numër të madh të video-xhirimeve dhe se fëmijet ndoshta nuk mund të kenë shumë koncentrim.

Gjatë javës së ardhshme në fokus do të jetë monitori e jo mësuesja.

Nga java e ardhshme mësimin online do ta ndjekin edhe nxënësit nga klasa e 6 e tutje./21Media