“Është një kohë e dhimbshme për muzikën, dhe është e dhimbshme se fansat e muzikës janë një cak asisoji, përfshirë fëmijët e vegjël” ka thënë Lipa për sulmin e javës së kaluar në Manchester

“Është një kohë e dhimbshme për muzikën, dhe është e dhimbshme se fansat e muzikës janë një cak asisoji, përfshirë fëmijët e vegjël” ka thënë Lipa për sulmin e javës së kaluar në Manchester

“Besimi ynë duhet të jetë më i madh se frika”, vazhdoi 21 vjeçarja. “Ata dëshirojnë që ne të fshihemi, të mos kënaqemi e të jetojnë në frikë – e ne nuk duhet të jetojmë ashtu”.

Lipa nuk i ka vetëm fjalë këto, pasi këngëtarja e hitit “Be the One” është themeluese e Fondacionit Sunny Hill, një organizatë që promovon barazi sociale në atdheun e saj në Kosovë.

Ajo është vajza e yllit të rokut shqiptar Dukagjin Lipa. Dua u zhvendos në Kosovë në moshën 11 vjeçare, duke mësuar gjuhën shqipe dhe duke forcuar lidhjen e saj me vendin e Ballkanit.

Gushtin e kaluar Lipa përformoi një koncert masiv në Prishtinë. Ajo u takua me presidentin e Kosovës si dhe me kryetarin e Prishtinës, e gjatë përformancës asaj në skenë iu bashkua edhe i ati.

“Ishte e mrekullueshme, i gjithë qyteti ishte i mbyllur sepse të gjithë po vinin në koncert, ku rreth 18.000 njerëz u shfaqën, ishte shfaqja ime më e madhe- ishte e çmendur” u shpreh Lipa për koncertin.

Çfarë ishte më e çmendur është fakti se aty ishin të pranishëm 18.000 persona nga një qytet me vetëm 200.000 banorë, e në fakt Dua dhuroi të gjithë paratë për bileta për fondacionin e saj Sunny Hill.

“Ka shumë uri për përparim atje. Është ende vend i varfër, ka shumë vende vërtet të dëmtuara, por sa herë kthehem atje shoh diçka të mirë duke ndodhur. Është e mrekullueshme ta shohësh si zhvillohet” ka thënë Lipa për Kosovën.

Lidhjet e saj me Kosovën e mbajnë këngëtaren me këmbë në tokë teksa karriera e saj po fluturon. “Siç thotë babai im, gjithmonë kujtoje se prej nga ke ardhur, dhe gjithmonë kujtoje arsyen pse po e bën këtë, që është dashuria jote për muzikën”, shkruan rtv21.tv.

Kur ishte 15 vjeçare Dua i bindi prindërit që ta linin të kthehet në Londër, sepse ajo dëshironte ta zhvillonte karrierën e saj si këngëtare. “Prindërit e mi gjithmonë më kanë besuar, kështuqë kur jetoja vetëm provoja të jem sa më e mirë që mundem, dhe flisja me ta disa herë në ditë“.

Lipa filloi karrierën e saj me modelizëm, duke menduar se ajo do ta ndihmonte në rrugën e saj drejtë muzikës, mirëpo kur kompanitë e modelizmit filluan të kërkojnë shumë nga Dua, kjo vendosi që nuk ia vlen, dhe se nuk duhet të largohet nga ëndrra e saj, që është muzika.

Këngët e Dua’s si Blow Your Mind (Mwah) dhe Hotter Than Hell një këngë që Lipa e ka shkruar ende pa pasur një marrëveshje me kompani rekorduese, tregojnë për influencën e Hip Hop-it në muzikën Pop.

Përveç muzikës Hip Hop Lipën e kanë influencuar edhe këngëtare të muzikës pop, siç tregon vetë ajo kur është pyetur për këngëtaren Pink: “Jam e obsesionuar me të. Ajo dhe Nelly Furtado janë dy artistet e mia të preferuara”

Pastaj tregon nga i ka ardhur dashuria për Hip Hop-in: “Kur jam zhvendosur në Kosovë, atje të gjithë dëgjonin Hip Hop, dhe koncerti im i parë ishte një bashkëpunim me Method Man dhe Redman.

“Nuk e mbaj mend kujtimin më të hershëm për muzikë, ngase ajo ka qenë gjithmonë aty. Të dy prindërit e mi kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë” tha ajo.

Albumi debutues i Dua Lipës do të lirohet me datën 2 qershor./21Media