Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti  ka bërë të ditur se nga muaji mars në Kosovë janë infektuar me Covid -19 756 profesionistë shëndetësor.

Hoti në Facebook ka shkruar se vetëm këtë javë në Kosovë kanë vdekur tre mjekë, profesori Sylejman Rexhepi, kirurgu Ali Tolaj dhe mjeku familjar Fadil Zuka.

Sipas Hotit, humbja e mjekëve ‘’na bën të gjithëve më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi që nuk njeh moshë, gjini, profesion, pozitë apo opozitë dhe që infekton e vret pa mëshirë’’.

Në fund Hoti ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave. /21Media