Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., sot informoi për punime teknike, konkretisht vazhdimin e punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli, si pasojë e së cilit do të ketë ndërprerje të ujit.

Nga nesër (15 dhjetor) deri më 20 dhjetor 2020, ndërprerje uji do të kenë: Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit.

Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm, sipas njoftimit do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

“Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a.”, informoi Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a./21Media