Ndihmuan UNICEF dhe “Save the Children”

Ndihmuan UNICEF dhe “Save the Children”

Mësimit në distancë në Kosovë prej nesër i shtohet edhe ai parashkollor.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lansuar edhe një tjetër platformë, kësaj radhe për edukimin e hershëm që do të në dispozicion për fëmijët, prindërit dhe kujdestarët, përmes E-mësimit.

Pas pezullimit të mësimit të rregullt si pasojë e përhapjes së Covid-19 në Kosovë, më 23 mars MAShTI, filloi emetimin e video-xhirimeve për klasat 1 deri 9, e gjithashtu nisi edhe mësimi në distancë për shkollat e mesme dhe universitetet, por mundoi ai për fëmijët parashkollorë.

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami në një konferencë për media bëri të ditur për platformën që fillon aplikimin nesër, dhe u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve që ta përcjellin atë.

E kemi pasur të pambuluar nivelin 0 deri të mosha 6 vjeçare që janë këta niveli parashkollor, ne sot po e lansojmë këtë platformë dhe u bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të marrin instruksionet, të dëgjojnë videot, përrallat dhe përmbajtjet për aktivitetet ditore të cilat janë në këtë platformë e cila është për edukimin e mëhershëm. Siç e thash, platformën, që nga nesër mund të gjeni të E-mësimi, duhet të shkohet në internet të E-mësimi dhe poshtë platformës E-mësimit, poshtë linkut të platformës është përmbajtja e platformës dhe mandej shkohet në platformë. Aty ka aktivitete ditore, ka video të ndryshme se si të sillemi me fëmijët në kohën e pandemisë dhe mësimet që atyre duhet t’u japim dhe gjithashtu janë mundësitë për të biseduar me ekspertë, psikologë dhe pedagog të ndryshëm”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se prindërit dhe kujdestarit mund t’u drejtojnë pyetje përfaqësuesve të ministrisë, përmes faqes online.

UNICEF dhe “Save the Children”, kanë ndihmuar në dizajnimin dhe përmbajtjen e kësaj platforme.

Murat Sahin, shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, tha se platforma u jep mundësi prindërve dhe fëmijëve që të mësojnë nga shtëpia.

 

Çdo nënë, çdo baba mund të mësojë si të punojnë me fëmijët e tyre, si të qëndrojnë në shtëpi dhe si t’i jap mundësinë më të mirë secilit fëmijë në Kosovë. Urime për Ministrinë e Arsimit, zonjën Bajrami, UNICEF-i është i gatshëm të përkrah çdo fëmijë dhe të ri”, tha ai.

Ndërsa, Ahmet Kryeziu, drejtor i “Save the Children” në Kosovë, bëri thirrje që të shfrytëzohet kjo platformë.

 

“Uroj që prindërit, familjarët, kujdestarët dhe të gjithë ta shfrytëzojnë këtë platformë, është një punë e madhe por është edhe një përgjegjësi shumë e madhe për të gjithë ne që t’i përkrahim kujdestarët, familjarët dhe edukatorët”, tha ai.

Platforma e edukimit të hershëm do të jetë e disponueshme për të gjithë prindërit dhe kujdestarët që të mësojnë fëmijët parashkollorë gjatë periudhës kur vendi po përballet me luftën kundër koronavirusit.