Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot është takuar me kreun e Agjencisë së Aviacionit Civil të Kosovës, Bujar Ejupin, dhe përfaqësuesit e Aeroportit “Adem Jashari”, me të cilët ka diskutuar për masat e marra nga këto institucione para fillimit të fluturimeve më 28 qershor.

Abrashi ka thënë se në takim është siguruar nëse janë marrë të gjitha masat siç rekomandon manuali anti-covid i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se nga nesër fillojnë fluturimet ajrore, me disa masa shtesë si:

1. Pasagjeret duhet të jenë në Aeroport 3 orë para fluturimit
2. Matja e temperaturës do të bëhet për te gjithë pasagjerët, që hyn ne terminal
3. Përdorimi i kabinetit për dezinfektim në hyrje të terminalit.
4. Masa shtesë të Policisë, Doganës, MSH-së;

Abrashi ka treguar se me përfaqësuesit e Aeroporti diskutuan edhe për investimet në transportin ajror, hapjen e linjave të reja, programet nxitëse, liberalizimin e tregun për ofruesit e shërbimeve në Aeroport etj.

“Do të angazhohemi të kemi më shumë linja ajrore dhe me çmime më të ulta. Shihemi nesër ne Aeroport”, ka thënë Abrashi.

Më 13 mars, Kosova raportoi rastet e para me koronavirus. Autoritetet vendosën masa izolimi duke mbyllur kufijtë tokësorë, shkollat dhe shumë biznese./21Media