Gastronomia e Kosovës nga nesër do të lejohet të punojë deri në orën 22:00 ndërkaq shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

Ky vendim është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës e cila është duke vazhduar ende.

Gjithashtu do të hapen edhe qendrat tregtare duke i respktuar masat./21Media