Simon Polikarp, 61 vjeçari nga Nigeria po kandidon për kryetar të Komunës së Shtipit. Për herë të parë erdhi në Maqedoni si student, në programet e këmbimit të studentëve  mes Nigerisë dhe Jugosllavisë. Planifikonte të kthehej në vendlindje, por dashuria e mbajti në Shtip.

“E takova bashkëshorten time dhe u martova”, tha Simon Polikarp – kandidat për Kryetar në Shtip.

“Aty këtu, jeta në Shtip është e bukur për mua, sepse jam pranuar nga bashkëqytetarët e mi shtipjanë”, u shpreh Simon Polikarp – kandidat për Kryetar në Shtip.

Por, pse vendosi të kandidohet për kryetar?

“Gjithë Maqedonia, veri, lindje, perëndim, jug, të gjithë dinë të flasin, ndërsa fjalët janë fukarallëk , e askush as me gisht të vogël nuk ndërmerr diçka për ta ndryshuar gjendjen dhe unë dua të jem pjesë e ndryshimit”, deklaroi Simon Polikarp – kandidat për Kryetar në Shtip.

Kandidati i partisë “Integra” është i vetëdijshëm se edhe nëse fiton, nuk do të mund të bëjë shumë në mandatin 10 mujor që do të kishte, por tre gjërat kryesore që ai do të donte të bënte janë zhvillimi i industrisë së tekstilit, zgjerimi i turizmit të banjave me ujë termal si dhe shndërrimin e  Shtipit në qytet studentësh./TV21