Nga nisma në “Facebook”, mblidhen mbi 21 mijë euro për familjen policit të vrarë

“Fondi per policin e vrare- Heroi me i ri i Kosoves Izet Demaj”

Mbi 21 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj.

Kjo nismë synonte mbledhjen e 20 mijë eurove. Nismë kjo që ka filluar në rrjetin social “Facebook” me emrin “Fondi per policin e vrare- Heroi me i ri i Kosoves Izet Demaj”. Mirëpo deri më tani janë grumbulluar 21 mijë e 140 euro, shkruan rtv21.tv.

Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra më 27 dhjetor të këtij viti.

Për familjen e policit të ndjerë Qeveria ka ndarë 15 mijë euro, Shoqata e Bankave të Kosovës 25 mijë euro dhe 5 mijë ka ndarë Shoqata e Sigurimeve të Kosovës.

Polici 42-vjeçar ka mbetur i vrarë, pas një shkëmbimi me armë me grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu ka mbetur i vrarë në vend. Izet Demaj pas vetës la gruan dhe dy vajza./21Media

 

Back to top button