Një përleshje fizike ka ndodhur mes pesë personave në komunën e Deçanit, katër prej tyre janë plagosur, ndërkohë që janë përdorur thikat.

Të lënduarit, pasditen e së enjtes janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, por dy nga ta janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve të rënda.

Për këta dy të fundit, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka treguar janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ju konfirmojmë se dy persona janë duke marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK dhe momentalisht janë stabil jashtë rrezikut për jetë. Ekipet shëndetësore në QKUK janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë Fazliu.

Ky rast është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orën 12:00./kp