Pas heqjes së tarifës për lëndën e parë

Pas heqjes së tarifës për lëndën e parë

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën për lëndën e parë për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në pikën doganore në Merdare, kanë hyrë rreth 150 kamionë me produkte të lëndës së parë nga këto dy shtete. Shefi i ndërrimit në pikën e kalimit në Mërdarë, Arsim Ibrahimi, deklaroi se vendimi i qeverisë është duke u zbatuar, por që nuk ka fluks të madh të mallrave apo lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina./21Media