Për herë të parë, Teatri Kombëtar në Tiranë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim SpahiVogli” do të organizojë “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Online”, me moton “Teatri vazhdon”.

Ky festival është i hapur për të gjithë teatrot e trevave shqipfolëse. Skena e pavarur ka afat deri në datë 29 janar, ora 12:00, për të dërguar shfaqjen me të cilën do të përfaqësohet në festival.

Të gjitha shfaqjet do të trasmetohen livestreaming në facebook-un e Teatrit Kombëtar dhe në facebook-un e teatrove pjesëmarrëse, duke filluar prej datës 23 shkurti./21Media 

̈ (), në bashkëpunim me ̈ “ ” (), do të organizojë…

Posted by Teatri Kombetar on Monday, January 25, 2021