Labinot Tahiri, këtë vikend ka zgjedhur që bashkë me familjen e tij në bregdetin shqiptar. Nga atje Labi ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku shihet shumë i lumtur pranë gruas dhe fëmijëve.

Nga Shqipëria Labi ka dhënë një lajm të mirë për gurbetqarët, ai thotë se ashtu siç ka bërë çdo vit tjetër, edhe këtë herë do ta organizojë darkën mikpritëse për bashkatdhetarët gjatë verës, në qytetin e tij të lindjes, Ferizaj.

“Të dashur shqiptarë dhe ju nga Diaspora! Gurbetqarë të dashur uroj të jeni shëndosh e mirë dhe do të vini shëndosh e mirë në Kosovë. Edhe nëse do ti heqin masat edhe nëse nuk do ti heqin për ndalimin e ahengjeve familjare e mbremjeve ku pa muzik nuk ka jetë! Unë dhe ne, prap do ta organizojmë DARKËN E GURBETQARIT në Ferizaj Kosovë e Shqipërisë, si shenjë rrespekti për shpirtin e juj që dhuroni dhe bëni shumë pêr atdhe”, ka shkruar Labi në Facebook.

Labi, ndër tjera ka shtuar se këtë verë është  viti i 7-të që organizon këtë mbrëmje për gurbetqarët, dhe se ai bashkë me familjen po bënë plane më të mira se si do ta organizojnë  atë natë. /21Media