Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme informoi qytetarët e Republikës së Kosovës se nga sot do të fillojë aplikimin për patentë-shoferë ndërkombëtar.

Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës.